HomeAktualitetDebat

Beteja e dekreteve| PS-ja pritet që të rrëzojë sot dy herë Metën për Korporatën dhe Rininë

Beteja e dekreteve| PS-ja pritet që të rrëzojë sot dy herë Metën për Korporatën dhe Rininë

Sot shumica parlamentare pritet që të diskutojë dhe të rrëzojë dy dekretet që ka kthyer Presidenti Ilir Meta pas votimit në Kuvend. Në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik socialistët me shumë gjasa do të rrëzojnë kërkesën e Presidentit për rishqyrtimin e ligjit për Rininë.

Në datë 9 Dhjetor kreu i shtetit e ktheu ligjin me argumentin se dy nene bien ndesh me parimet kushtetuese dhe krijojnë mundësinë e një varësie politike të drejtpërdrejtë të organizatave rinore, ç’ka rrjedhimisht do të përbënte shtrembërim të vullnetit të të rinjve shqiptarë dhe cenim të vetë demokracisë. Ndërkohë që po ditën e sotme, në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave do të shqyrtohet edhe dekreti për korporatën e investimeve shqiptare.

Në 9 Nëntor kreu i shtetit kthimin e ligjit e argumentonte duke theksuar se nuk është i qartë, shkel parimin e barazisë në ushtrimin e veprimtarisë ekonomike, cenon të drejtën e pronës si dhe shkel parimet kushtetuese. Po ashtu Meta thekson se krijimin i një ligji të veçantë për krijimin e Korporatës është i panevojshëm.