HomeAktualitetKryesore

Shpifsi që do leje të shpif Bushati sherr me Pezën: Ke shit shpirtin dhe brekët! Gazetari i njohur: S i ti që hollon zëri… që ke dalë nga Blloku

Shpifsi që do leje të shpif Bushati sherr me Pezën: Ke shit shpirtin dhe brekët! Gazetari i njohur: S i ti që hollon zëri… që ke dalë nga Blloku

Paketa anti-shpifje ka shkaktuar debate të forta në Open në Top Channel mes të ftuarve.

Debati u zhvillua mes Andi Bushatit dhe Alfred Pezës.

“Duhet të ndajmë në këtë debat në qoftë se jemi kundër Edi Ramës, apo kundër paketës”, tha Alfred Peza.

E ashpër ishte ndërhyrja e Andi Bushatit ku tha se këtë paketë e ka kundërshtuar Bashkimi Europian.

“Ju tha BE-ja tërhiquni, këtu ke deklaratën”, tha Bushati.

Gjatë diskutimit Peza ka dhënë argumentet e tij në mbështetje të paketës tepër të kritikuar si tentativë për të censuruar median “online”.

Por Bushati i është drejtuar duke i thënë se i vjen turp që e ka patur koleg.

Pjesë nga debati:

Alfred Peza: Për sa i përket se Edi Rama do të kapë mendiat, ky është spekullimi më i madh në botë.

Andi Bushati: Dhe ju që vidhni jeni ëngjëj? Po ik ore…

Bushati: Ti ke një gjë që akoma skuqesh, kjo tregon që ke akoma ndjenja pozitive

Peza: Dhe ti ke një gjë që hollon zërin dhe tregon që ke zë koke…

Bushati: Po të mbrosh këtë, jo shpirtin por ke shit edhe brekët. Një mut beson te kjo

Bushati: Mua më vjen turp që të kam patur koleg

Peza: Dhe mua më vjen turp që të kam patur koleg ty

Bushati: Po prangaj ke dalë me 1 milion euro nga kjo histori

Peza: Edhe ti ke dalë nga, nga …Blloku