HomeAktualitetKryesore

Sipas rekomandimeve të OSBE-së dhe BE-së bëhen ndryshime në draftin për “Shpifjen” që do paraqitet nesër në Kuvend

Sipas rekomandimeve të OSBE-së dhe BE-së bëhen ndryshime në  draftin për “Shpifjen” që do paraqitet nesër në Kuvend

Kryeministri Edi Rama ka ndryshuar draftin që do të paraqitet ditën e nesërme në Kuvend, për “Shpifjen”.

Ai ka marrë parasysh rekomandimet e OSBE-së dhe BE-së në drafitn final.

Kjo gjë njoftohet nga OSBE.

Përfaqësuesi i Zyrës së OSBE për Lirinë e Medias, Harlem Desir, thotë se OSBE ka punuar me kryeministrin Edi Rama dhe Qeverinë e Shqipërisë deri në minutën e fundit, për të përmirësuar projektligjet për median dhe për t’i sjellë ato në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe angazhimet e OSBE-së.

Reagimi i përfaqësuesit të OSBE, Harlem Desir:

Ne kemi punuar me kryeministrin Edi Rama dhe Qeverinë e Shqipërisë, deri në minutën e fundit për të përmirësuar projektligjet për median dhe për t’i sjellë ato në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe angazhimet e OSBE-së.

Shumë përmirësime në versionin e fundit të botuar sot në krahasim me projektligjet e mëparshme: detyrimet e regjistrimit janë eliminuar; masa mbrojtëse të përgjithshme lidhur me standardet ndërkombëtare të prezantuara (neni 4); janë futur kufij të rreptë për marrjen e përmbajtjes (neni 132); rregullimi i së drejtës së përgjigjes është përshtatur me nevojat e botimeve elektronike dhe është kufizuar për të shmangur keqpërdorimet (neni 53/1); atribuimi i ri i AKEP është eliminuar.

Puna do të vazhdojë për të zvogëluar nivelin e gjobave, dhe për miratimin e një instrumenti nënligjor të ardhshëm, në mënyrë që të garantohet që asnjë gjobë në përpjesëtim, nuk mund të vendoset për ofruesit e shërbimeve elektronike të publikimit.

Zyra ime do të monitorojë nga afër zbatimin e ligjit, i cili në asnjë mënyrë nuk duhet të pengojë lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave.

AMA duhet të zbatojë ligjin në një mënyrë vërtet të pavarur.