HomeAktualitetKryesore

Tërmeti me magnitudë 4.3 që lëkundi Tiranën dhe Durrësin u ndje deri në Itali / Mediat italiane tregojnë se çfarë po ndodh me tokën: U krijua një çarje….

Tërmeti me magnitudë 4.3 që lëkundi Tiranën dhe Durrësin u ndje deri në Itali / Mediat italiane tregojnë se çfarë po ndodh me tokën: U krijua një çarje….

Një tjetër tërmet ka lëkundur vendin tonë pak çaste më parë. Raportohet se lëkundja është ndjerë në orën 17:03 dhe epiqendra ka qenë në Vorë.

Mësohet se tërmeti ka pasur një magnitudë 4.3 të shkallës Rihter. Tërmeti është ndjerë deri në Itali.

Mediat italiane shkruajnë se ai u ndje edhe në Puglia dhe veçanërisht në Brindisi.

Teksa kujton tërmetin shkatërrimtar të 26 nëntorit, i cili shkaktoi vdekjen e të paktën 50 personave dhe shkatërrimin e qindra mijërave shtëpi, mediat italiane shkruajnë se sipas analizave të Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, doli se shkaktar i atij tërmeti ishte një “çarje prej 85 kilometrash që u përhap nga Veri-Perëndimi dhe Jug-Lindja, midis qyteteve të Durrësit dhe Lushnjës, dhe se ai nuk u aktivizua plotësisht”.