HomeBlog

“A ju kujtohet Kinostudio e filmave Shqipëria e Re?”, revoltohet Kreshnik Spahiu: E rrafshoi Berisha, Rama dhe Meta! Pse nuk protestuat?

“A ju kujtohet Kinostudio e filmave Shqipëria e Re?”, revoltohet Kreshnik Spahiu: E rrafshoi Berisha, Rama dhe Meta! Pse nuk protestuat?

Opozita ishte angazhuar seriozisht për të mbrojtur godinën e Teatrit, ndërkohë që mësohet se Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim do të ketë persona që do të qëndrojnë me ndërrim tek sheshi i Teatrit por teatri u shemb.

Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu kujton prishen e Kinostudios të filmave Shqipëria e Re” nga Berisha, Rama dhe Meta dhe ngre pyetjen pse nuk protestoi njeri.

“PYETJE: A ju kujtohet Kinostudio e filmave “Shqipëria e Re” si e rrafshoi 200.000 metra2, Berisha, Rama dhe Meta?
Pse nuk protestuat? Apo nuk ishte trashëgimi kulturore?”, shkruan Spahiu.