HomeAktualitetDebat

Çani shkëmben fjalë të rënda me Imanin! Aktori: Me keqardhje por fjala “injorant” nuk është fyerje për ty!!

Çani shkëmben fjalë të rënda me Imanin! Aktori: Me keqardhje por fjala  “injorant” nuk është fyerje për ty!!

Të ftuar në emisionin “Open”, teksa po diskutonin në lidhje me Teatrin Kombëtar, gazetari Arian Çani dhe aktori Artan Imami janë përplasur ashpër me njëri-tjetrin.

Pjesë nga debati

Artan Imami: Ajo godinë nuk restaurohej dot më, kishte mbaruar….

Arian Çani: Po kush je ti more, kush je ti që e thua këtë gjë….

Artan Imami: Po ti kush je që të thuash se nuk kishte marrë fund…?

Arian Çani: Unë nuk I futem dot këtij debate fare

Artan Imami: Po se je injorant

Arian Çani: Jo, jo ju lutem pa fyerja

Artan Imami: Nuk është fyerje fjala injorant për ty

Arian Çani: Ore, mbaje veten ti se s’kam thënë asgjë të keqe për ty, frenohu

Artan Imami: Po je injorant në këtë fushë apo jo

Arian Çani: Po mbaje pra veten…Se mos nuk ke marrë gjë dhe del e mbron kot këtu se do ishe budalla…..po unë do të të kuptoja të kishe marrë, por mos del e kundërta

Artan Imami: Më dëgjo pra tani, apo do fillosh e s’do ndalesh se kshu i përmend gjërat nga 100 herë ti…çfarë tani? Po më akuzon se kam interesa se e ke thënë edhe në emisionin tënd

Arian Çani: Po s’po të akuzoj ore, po të pyes…

Artan Imami: Boll se si kudo i përmende 100 herë të njëjtat gjëra…