HomeAktualitetDebat

“Çoroditet” Meta, humb kontrollin në konferencën live, bërtet para gazetarëve

“Çoroditet” Meta, humb kontrollin në konferencën live, bërtet para gazetarëve

Meta ka dalë në një konferencë për shtyp për të diskutuar për çështjet e nxehta që kanë ndodhur ditët e fundit në vendin tonë.

“Duhet gjetur mekanizmi për përfshirjen e opozitës reale”, Presidenti Meta del me mesazhin e fortë: Unë kam 4 vite që po iu them stop lojërave!
Ilir Meta iu ka përgjigjur edhe interesit të gazetarëve, por nga pyetja e bërë e gazetares, se përse presidenti nuk e paraqiti një vit më parë këtë platformë, kur Shqipëria ishte në krizë të thellë politike, Meta ka dalë nga vetja duke u tensionuar dhe humbur qetësinë.

Presidenti ka ngritur zërin para gazetarëvre. “Mus u nevrikos”-i tha gazetarja, kreut të shtetit, pasi ky i fundit filloi të fliste me tone të larta.

Më tej, Meta iu përgjigj duke thënë se “Do jepni përgjigje ju apo unë. Ju e mbani mend sesi ishim në prag të një vëllavrasje. Njëra palë bënte miting e tjetra anti-miting. Kjo që thoni ju nuk qëndron dhe nuk është e vërtetë.