HomeAktualitetBota

Portali ndërkombëtar për fëmijët e zhdukur publikon tre të miturit shqiptarë: Një dritë e re shprese për gjetjen e Bleona Matës

Portali ndërkombëtar për fëmijët e zhdukur publikon tre të miturit shqiptarë: Një dritë e re shprese për gjetjen e Bleona Matës

Sot është Dita Botërore e fëmijëve të zhdukur, një fenomen shqetësues i cili çdo vit e më shumë shton numrin e fëmijëve që humbasin.

Missing Children Europe raporton se në vitin 2019 rezultojnë 55,284 thirrje telefonike ndihme e 7,382 fëmijë të humbur. Në 55 % të rasteve janë fëmijë emigrantë dhe 23% fëmijë të rrëmbyer nga prindërit.

Në nivel global ky fenomen shfaqet alarmues në SHBA me 421,394 raste, në Indi me 111 ,569 në Britaninë e Madhe me rreth 80 mijë raste fëmijësh të zhdukur e në Rusi me 40 mijë.

Në portalin botëror Global Missing Children’s Network janë shfaqur dhe rastet e 3 fëmijëve shqiptarë të humbur, Julian Cela, Bleona Mata e Mateo Bejaj.

Julina Cela i datëlindjes 09/05/2002, i cili këtë vit mbush 18 vjeç, është zhdukur më 30 nëntor 2012 në rrethana të paditura.

Bleona Mata e datëlindjes 01/01/2014 është zhdukur nga Zapodi i Kukësit më datë 22 maj 2010. Mosha aktuale e saj është 16 vjeç.

Matteo Bejaj është zhdukur nga fshati Fitore në Vlorë, ditën e shtunë më datë 16 korrik 2011.

Grupet më në rrezik janë fëminjët në moshën nga 11 deri në 19 vjec. Ndërsa në dhjetëvjeçarin 2009-2019, grupi i fëmijëve më në rrezik ishte në moshën 15- 18 vjeç.