HomeAktualitetDebat

Rama sfidon! “Qeveria teknike” një eksperimentin e kryer: “Nuk mund të marrin drejtimin e qeverisë vetëm për lehtësimin e dhimbjes së humbjes “!

Rama sfidon! “Qeveria teknike” një eksperimentin e kryer: “Nuk mund të marrin drejtimin e qeverisë vetëm për lehtësimin e dhimbjes së humbjes “!

Kryeministri Edi Rama ka komentuar kërkesën e opozitës për një qeveri teknike. Rama tha se është një eksperiment i dështuar.

“Qeveria teknike është një eksperiment i dështuar. Nga kjo pikëpamje morën çfarë kërkuan. U kam thënë merrini të gjitha, por nuk merrni dot drejtimin e qeverisë.

Ju mund ti merrni të gjitha, gjithë ministrisë, drejtoritë. Të gjitha. Morën çfarë deshën. Ministrinë e Brendshme, Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Financave. Pse duhet të përsërisim një gjë që është bërë dhe nuk ka dhënë rezultat në lehtësimin e dhimbjes së humbjes dhe duhet të japë tani? Qeveria fitohet me zgjedhje”, tha Rama për Opinion.