HomeAktualitetKryesore

“Varrmihësi dixhital” nxjerr blof Berishën! Publikon fotografinë e 6 viteve më parë sikur është sot: Nuk jemi në Korenë e Veriut por në Shqipëri

“Varrmihësi dixhital” nxjerr blof Berishën! Publikon fotografinë e 6 viteve më parë sikur është sot: Nuk jemi në Korenë e Veriut por në Shqipëri

Për të goditur kundërshtarët e tij politik, ish kryeministri Sali Berisha vijon të publikojë çdo mesazh që i vjen në rrjetin social Facebook.

I njohur për postimet të cilat i shoqëron me emërtimet “qytetari dixhital”, Berisha së fundmi nga nxjerrë një fotografi nga varrezat.

Mjafton një hulumtim i thjeshtë në motorrin e kërkimit Google, për të kuptuar se bëhet fjalë për një pamje të gjashtë viteve më parë ku një grup fëmijësh nga qyteti i Përmetit kanë përshëndetur dëshmorët me grusht, moment ky që në atë kohë u pasua me shkarkimin e përgjegjëses së Kulturës, shkruan “TemA”.

Së fundmi, Berisha e ka risjellë këtë grup fëmijësh në kuadër të tezave të tij për instalimin e diktaturës.

“Nuk jemi në Korenë e Veriut por në Shqipëri”, shkruan Berisha të cilit mbase është nevoja t’ja rikujtojmë përmes disa fotografive “dashurinë” për ish sistemin diktatorial të cilit i shërbeu për shumë vite.