HomeAktualitetDebat

Arrihet marrëveshja për reformën zgjedhore! Komisionerët nuk depolitizohen, por opozita e rrugës është e pafytyrë: Nuk deshi Edi Rama

Arrihet marrëveshja për reformën zgjedhore! Komisionerët nuk depolitizohen, por opozita e rrugës është e pafytyrë: Nuk deshi Edi Rama

Më në fund kemi një marrëveshje për reformën zgjedhore. Por, një nga kushtet e ODIHR, ajo për depolitizimin e komisionerëve, nuk është plotësuar. Oerd Bylykbashi tha se ka qenë mazhoranca, ajo që nuk e ka pranuar depolitizimin e komisionerëve.

“Kemi arriur marrëveshjen për identifikimin biometrik dhe reformimin e KQZ-së.

Administrata zgjedhore do të jetë siç ishte, do të ndryshojë në zgjedhjet e ardhshme.

Ishte mazhoranca ajo që nuk e donte depolitizimin e komisionerëve”, tha Oerd Bylykbashi.

Deri më sot, ishte PD ajo që nuk pranonte depolitizimin e komisionerëve, ndaj dhe deklarata e Bylykbashit duket e habitshme.

Gjiknuri nga ana tjetër, tha se ishte PD ajo që nuk pranoi depolitizimin e komisionerëve.

Ndaj, sipas tij, me kërkesë të PD-së, edhe në këto zgjedhje, komisionerët do të jenë siç ishin, pra partiakë.

ja çfarë deklaroi so në drekë Luli Basha:
Ai ka refuzuar të pranojë rekomandimet e OSBE/ODIHR për të depolitizuar komisionet e zgjedhjeve dhe pas një javë debatesh, sot u tha ambasadorëve të perëndimit në Shqipëri, se nuk është i gatshëm të zbatojë këtë rekomandim për këto zgjedhje, por të debatohet për zgjedhejt e ardhshme.