HomeAktualitetKryesore

Një ditë pasi doli ‘tym i bardhë’ për “Zgjedhoren”, opozita parlamentare merr vendimin e papritur, ambasadorja amerikane vihet sërish në lëvizje, ja ç’pritet në orën 10:00

Një ditë pasi doli ‘tym i bardhë’ për “Zgjedhoren”, opozita parlamentare merr vendimin e papritur, ambasadorja amerikane vihet sërish në lëvizje, ja ç’pritet në orën 10:00

Pas arritjes së marrëveshjes përfundimtare për Reformën Zgjedhore mbrëmjen e djeshme, vjen një tjetër lëvizje ditën e sotme nga ambasadoja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim.

Opozita parlamentare takim në Rezidencën Amerikane. Mbledhja do të zhvillohet me Yuri Kim sot në orën 10:00. Takimi pas letrës që opozita parlamentare u dërgoi Yuri Kim dhe Luigi Sorecës.

Grupi opozitar i Parlamentit, shprehej se ndjehen të fyer që janë përjashtuar nga negociatat për përjashtimin e sistemit.

Në letër thuhej se ishin të gatshëm të japin konsensusin e tyre që të arrihet marrëveshja për Reformën Zgjedhore, ndërsa shtonin se po u vijua me përjashtim nuk do të bëhen kartonë për shumicën.