HomeAktualitet

Kreshnik Spahiu thumbon Metën: A do dilni prapë në protestë ta mbështesni?

Kreshnik Spahiu thumbon Metën: A do dilni prapë në protestë ta mbështesni?

Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka bërë një reagim të ashpër pas takimit të presidentit Ilir Meta me kryeministrin Edi Rama në Komisionin e Integrimit.

Takimi që në dukje ishte shumë miqësor, ka marrë vëmendjen e Spahiut i cili ngre pyetjen për Metën: “A do dilni prap në protestë ta mbështesni?”

Postimi i Spahiut në Facebook

A do dilni prapë në protestë ta mbështesni?

Edhe parlamentin e shpërndau

Edhe pranverën kuqezi ja u solli

Edhe kushtetutën e mbrojti

Edhe sistemin elektoral e ndryshoi

Edhe Ramën e rrëzoi.