HomeAktualitetKryesore

Çfarë pritet të ndodhë? Kryeministri Rama udhëton nesër drejt Greqisë

Çfarë pritet të ndodhë? Kryeministri Rama udhëton nesër drejt Greqisë

Kryeministri Edi Rama nesër do të udhëtojë drejt Greqisë. Mësohet se kreu i qeverisë do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të “Delfit”.

Ai të mbajë një fjalim me temën “Anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE: Besueshmëria, Parashikimet dhe Manovrat Politike”.

Forumi i ka nisur punimet më 9 qershor dhe do të vijojë për 4 ditë rresht, ku të pranishëm do të jenë edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi.

Ata do të bashkohen gjithashtu në bisedimin mbi zhvillimet gjeopolitike brenda rajonit dhe mbi integrimin e vendeve në BE. Presidenti serb Aleksandër Vuçiç do t’i drejtohet të pranishmëve përmes një video-mesazhi.