HomeAktualitetDebat

Epike! “Kryeministri i ekonomisë” bën llogaritjen e radhës: 50 – 2 = 10 (Video)

Epike! “Kryeministri i ekonomisë” bën llogaritjen e radhës: 50 – 2 = 10 (Video)

Lideri i opozitës Lulzim Basha, pavarësisht se prezantohet si “kryeministri i ardhshëm i ekonomisë”, vijon të shënojë gafa sa herë tenton të kryejë veprime matematikore.

I njohur për problemet e tij me shumëzimin, së fundmi kreu i demokratëve ka shfaqur probleme edhe me mbledhjen dhe zbritjen.

Duke biseduar me një fermer, sipas tij “50 – 2″ është e barabartë me “10”.

Në këtë mënyrë kryetari i Partisë Demokratike mesa duket ka shuar njëherë e mirë edhe akuzat ndaj tij për vjedhje të fondeve gjatë ndërtimit të Rrugës së Kombit, duke e lënë të kuptohet se mbase i ka shpëtuar ndonjë zero nga llogaria matematikore. (TemA)