HomeNostalgji

“Të dy i lindi një pasion, po paskan shije tjetër”… Poezia e rrallë për Moikom Zeqon nga miku i madh Dritëro

“Të dy i lindi një pasion, po paskan shije tjetër”… Poezia e rrallë për Moikom Zeqon nga miku i madh Dritëro

Mëngjesin e sotëm është ndarë nga jeta Moikom Zeqo, i cilësuar si një ndër zërat më të rëndësishëm të kulturës sonë kombëtare.

Vajza e shkrimtarit të madh Dritëro Agolli, Elona Agolli ka risjellë në kujtim të Zeqos disa vargje të shkruar nga babai i saj.

Më poshtë po përcjellim poezinë e plotë:

“Pasioni dhe shija

Mikut tim, poetit Moikom Zeqo

Pasioni i madh të dy na fryn,
Na djeg e na prish mëndtë:
Çdo gjë që digjet bëhet tym,
Po tymi s’është i njëjtë.

E madhe bota, pa dyshim,
E bukur dhe e rëndë,
Por është e bukur, miku im,
Kur s’ka asgjë të njëjtë.

Vërtet u dogjëm unë e ti
Si djaj e si të shënjtë;
Çdo gjë që digjet bëhet hi,
Po hiri s’është i njëjtë.

Besoj dy hiret i provon
Dinaku i madh Shën Pjetër:
“Të dy i lindi një pasion,
Po paskan shije tjetër”…”

Prej kohësh Zeqo vuante nga një sëmundje e rëndë (leucemi akute) dhe ishte nën kurim të vazhdueshëm.