HomeAktualitetKryesore

Covid-19 në vend/ Regjistrohen sërish shifra të larta i të prekurve në 24 orët e fundit

Covid-19 në vend/ Regjistrohen sërish shifra të larta i të prekurve në 24 orët e fundit

Tjetër shifër e lartë regjistrohet sot në vend për sa i përket të prekurve me Covid 19. Në përditësimin e sotëm Ministria e Shëndetësisë tha se në 24 orët e fundit, kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 66 persona.

“Gjithashtu mësohet se ka ndërruar j.etë një pacient 67 vjeç nga Shkodra i konfirmuar pozitiv me Covid19, i cili vuante nga Insuficienca kardiake dhe disa sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Ministria e Shëndetësisë apeloi qytetarët për të respektuar masat anti Covid 19, si e vetmja mënyrë për të parandaluar përhapjen e virusit.

“ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet gjithë qytetarëve dhe bizneseve të jenë të kujdesshëm dhe të jenë rigoroz në zbatimin e protokolleve të sigurisë. Kjo është e vetmja mënyrë që të kufizojmë përhapjen e infeksionit. Sjellja individuale është përcaktuese në këtë betejë me Covid19.

Është shumë e rëndësishme që jo vetëm personat e konfirmuar pozitivë por edhe ata që janë të dyshuar apo janë në që janë në pritje të përgjigjes së testit, duhet të qëndrojnë të izoluar në shtëpi, pasi janë burim për përhapjen e infeksionit” thuhet në deklaratë.