HomeAktualitetKryesore

Fatmira Hajdari pasi shkarkohet si gjyqtare: E prisja si vendim. Maks Haxhia: Këta nuk pyesin për ligjin, kanë listën e po pastrojnë

Fatmira Hajdari pasi shkarkohet si gjyqtare: E prisja si vendim. Maks Haxhia: Këta nuk pyesin për ligjin, kanë listën e po pastrojnë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra gjyqtaren Fatmira Hajdarin.

Në përfundim të seancës, Hajdari tha shkurt se ishte vendim i pritshëm.

“Vendim i pritshëm”, ishin fjalët e saj të vetme.

Ndërsa avokati Maks Haxhia tha se “do ta apelojnë vendimin”.

“Këta nuk po pyesin për ligj xhanëm se Kushtetuta e ka, aneksi i Kushtetutës e ka deri në dyfishin e pasurisë, por këta nuk e kanë respektuar asnjëherë. Këta kanë listat dhe po pastrojnë”, u shpreh Haxhia.

Seancën e kaluar ajo u përball me një sërë pyetjesh mbi transaksionet me pronat, me ndërtimin e një pallati 10-katësh pa leje dhe për një bilanc negativ që shkon më shumë se 52 milion lekë, sipas analizës financiare për të ardhurat dhe shpenzimet të bërë nga Komisioni.

Hajdari, e cila u vlerësua vetëm në dy kritere, u cilësua po ashtu e papërshtatshme në kriterin e figurës, pasi sipas Komisionit nuk kishte deklaruar revokimin e dy vizave nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në formularin për këtë kriter.

Hajdari deklari se problemet me pasurinë vinin kryesisht nga veprimet e të birit, por që sipas saj, nuk kishte bërë shkelje të ligjit.