Zv. ministrja e Brendshme Rovena Voda ka deklaruar në mbledhjen e Komisionit për Sigurinë Kombëtare se nuk do të ketë shtyrje të afatit për aplikim për kartë identiteti dhe pasaportë biometrike përtej 31 dhjetorit 2020.
Voda u shpreh se kjo periudhë e mbetur është e mjaftueshme për të mbaruar aplikimet e mbetura dhe pajisjen e tyre me mjet identifikimi.
“Shqetësimi i deputetes ishte i lidhur më shumë me afatin për pajisjen me pasaporta biometrike. Shtyrja deri në dhjetor 2020 është bërë në parashikimi për 6 mujorin e fundit të vlefshmërisë së pasaportës. Duke qenë se kemi qenë në një situatë të jashtëzakonshme e shtyme deri në në fund të dhjetorit.
Krijohet edhe hapësira që me funksionimin e posteve të mbyllura më parë, qytetarët të kenë mundësi të aplikojnë për pasaportën e re. Çdo shtyrje mund të shkonte në abuzim. Jemi munduar të ruajmë balancën. Interesi i qytetarëve qëndron i pari. Në lidhje me kompaninë aleat. edhe pse do ketë fluks për prodhimin e pasaportave, nuk mendoj se do ndodhet para ndonjë kaosi për prodhimin e kartave të identitetit dhe pasaportave”, tha Voda.
Ajo deklaroi se për moshat e treta të cilat nuk kanë mundësi të aplikojnë online, të shkojnë pranë sporteleve për të marrë shërbimin, ndërsa moshat e reja dhe ato të mesme janë këshilluar të bëjnë aplikimin online.
Voda theksoi se ka pasur më tepër kërkesa për aplikim për pasaporta biomterike në raport me karta identiteti.
“Në fokus të ministrisë ka qenë shërbimi më i mirë për qytetarët. Fluksi më i madh ka qenë për aplikimin për pasaporta biometrike pas rihapjes së zyrave. Para një jave, në një raport të Drejtorisë së Policisë së Shtetit për aplikimet për pasaportën numri arrinte në 2000-3000 aplikime në ditë dhe numri i procesimeve të këtyre kërkesave bëhet brenda 48 orësh për të mos krijuar vonesa për rezervimin në zyrën e shërbimit.

