Aktori Romeo Veshaj dhe këngëtarja Jonida Maliqi po jetojnë së bashku një romancë dashurie.
Çifti i shoubizit shqiptar po relaksohet në bregdet.
Ato ndodhen në Mal të Zi dhe nuk i kanë kursyer fotot në rrjetet sociale, tani që nuk e fshehin më lidhjen e tyre.
Pasditen e sotme Romeo ka publikuar në profilin e tij të Instagramit një foto shumë të ëmbël dhe private krahas partneres. Ai po i dhuron Jonidës një të puthur në shpinë, ndërkohë që e ka përqafuar.
“Paqja është premtimi që ti mban”, ka shkruar ai krahas fotos.
Ndërkohë nuk ka munguar një koment nga Jonida, e cila i shkruan “Zemër ti”


