HomeAktualitetKryesore

Ambasadorja Yuri Kim bënë deklaratën e fortë: Refuzoni këto telefona, të dhënat personale tuaja janë në rrezik

Ambasadorja Yuri Kim bënë deklaratën e fortë: Refuzoni këto telefona, të dhënat personale tuaja janë në rrezik

Ambasadorja Amerikane në Tiranë Yuri Kim, ka shpërndarë një njoftim të Departamentit Amerikan të Shtetit, ku thuhet se shumë vende janë ndërgjegjësuar dhe po refuzojnë telefonat Huawei, sepse të dhënat e tyre personale janë të pasigurta në duart e qeverisë komuniste kineze.

Në postim në Twitter ambasadorja, Yuri Kim thekson se vetëm shitësit e besuar duhet të lejohen në infrastrukturën e telekomunikacionit.

Më deklaratën e Departamentit Amerikan të Shtetit thuhet, se marrëveshjet e Huawuei me operatorët e telekomunikacionit në të gjithë botën po avullojnë, sepse vendet po lejojnë vetëm shitësit e besueshëm në rrjetet e tyre 5G.

Shembuj përfshijnë Çekinë, Poloninë, Suedinë, Estoninë, Rumaninë, Danimarkën dhe Letoninë. Kohët e fundit, Greqia ra dakord të përdorë Ericsson dhe jo Huawei për të zhvilluar infrastrukturën e saj 5G.

“Sa më shumë vende, kompani dhe qytetarë pyesin se kujt duhet t’i besojnë të dhënat, aq më e qartë bëhet përgjigja: Jo Partisë Komuniste Kineze. E mbyll njoftimin e vet Departamenti Amerikan i Shtetit.