HomeAktualitetKryesore

Kryeministri Rama viziton sot Kosovën: Ja programimi i takimeve!

Kryeministri Rama viziton sot Kosovën: Ja programimi i takimeve!

Kryeministri Edi Rama do të jetë sot në Kosovë për një sërë takimesh pas aktakuzave të Tribunalit të Hagës ndaj Thacit e Veselit.

Mediat kosovare raportojnë se Rama do të takohet me Presidentin Thacci dhe me kreun e PDK, Kadri Veselin. Po ashtu do të ketë takime edhe me Vjosa Osmanin apo dhe me liderët e partive të tjera.

Prej publikimit të aktakuzave, Rama i doli menjëherë në krah Thaccit e Veselit duke i cilësuar si heronjë të Kosovës, kurse Serbinë si xhelatin e luftës së vitit 1999.