HomeAktualitetKryesore

RTSH iu bëri surprizën e madhe shikuesve, Taulant Balla: “Anuloni kontratën1.8 mln €, qytetarët mund të jetojnë pa parë ndeshjet”

RTSH iu bëri surprizën e madhe shikuesve, Taulant Balla: “Anuloni kontratën1.8 mln €, qytetarët mund të jetojnë pa parë ndeshjet”

UEFA Champions League për tre sezone, duke filluar nga ai 2021-2022, do të transmetohet falas në Radio Televizionin Shqiptar.

Për deputetin socialist Taulant Balla për një televizion publik të blejë ndeshjet e me një vlerë 1.8 milionë euro është e tepërt.

Në fund ai kërkoi dhe anulimin e kontratës, pasi nuk i bën nder televizionit publik.

“Nuk e di pse duhet të harxhojë 1.8 milionë Euro televizioni publik që të blejë Champions League, ndeshjet janë në sektorin e luksit. Qytetarët mund të jetojnë pa parë ndeshjet e Champions League, por them se do jetonin edhe më parë pa i parë. Këto para mund t’i kishit përdorur për të blerë pajisje për të fuqizuar sinjalin e transmetimit. Nuk e kuptoj si mund të shpenzohen kaq shumë para për të blerë ndeshjet”, u shpreh Balla.