HomeKronike

E TMERRSHME/ La pas tre fëmijë, ky është polici që vrau veten para pak orësh (FOTO)

E TMERRSHME/ La pas tre fëmijë, ky është polici që vrau veten para pak orësh (FOTO)

Një oficer i Policisë së Kosovës në rajonin e Gjilanit ka vrarë veten para pak orësh.

Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet  B. I., 43-vjeç.

Aktin e vetëvrasjes ai e ka bërë në një ËC të një kafeneje në lagjen Dheu i Bardhë, në qytetin e Gjilanit.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

Po ashtu, aty po qëndron edhe një ekip i mjekësisë ligjore.

I ndjeri ka lënë pas vetes tre fëmijë – dy vajza dhe një djalë.