HomeAktualitetKryesore

“Lajme të mira”! Fermerët që i gënjen Luli marrin nga Rama njoftimin e rëndësishëm (Video)

“Lajme të mira”! Fermerët që i gënjen Luli marrin nga  Rama njoftimin e rëndësishëm (Video)

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ka dhënë një sërë lajmesh të mira për fermerët shqiptarë.

Rama bën të ditur se 400 milionë lekë i janë shtuar buxhetit të shtetit për subvencionimin e fermerëve.

“LAJME TË MIRA PËR FERMERËT

+ 400 milionë lekë shtesë nga buxheti i shtetit subvencione për fermerët që kanë aplikuar për fondet e Skemës Kombëtare.

95% e aplikantëve në https://e-albania.al/ do të marrin subvencionin.

Vaksinim falas të bagëtive për sëmundjen e brucelozës.

400 veterinerë të rinj do të punësohen në Shërbimin Veterinar, pjesë e riorganizimit të ri në këtë shërbim të rëndësishëm lidhur me sigurinë ushqimore”, shkruan kryeministri Rama.