HomeAktualitetKryesore

Përballja me Covid-19, ministrja Manastirliu jep lajmin entuziast nga Vlora

Përballja me Covid-19, ministrja Manastirliu jep lajmin entuziast nga Vlora

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar pamjet nga brenda spitalit Rajonal Vlorë, ku shprehet se janë rritur kapacitetet me aparatura të teknologjisë së lartë në terapinë intensive.

“Spitali Rajonal Vlorë – Rriten kapacitetet me aparatura të teknologjisë së lartë në terapinë intensive

Përmirësohet shërbimi i urgjencës, duke ju përgjigjur situatës së shkaktuar si pasojë e COVID19.

VIJOJNË investimet për fuqizimin e spitaleve rajonale. Me financimin e qeverisë shqiptare spitali i Vlorës do të ketë një reanimacion të standardeve europiane”, shkruan Manastirliu në rrjetet sociale.