HomeAktualitetDebat

Taulant Balla nxjerr videon e Lulzim Bashës që po qarkullon me shpejtësi: Jozefina Topalli kishte të drejtë

Taulant Balla nxjerr videon e Lulzim Bashës që po qarkullon me shpejtësi: Jozefina Topalli kishte të drejtë

Një video e kryedemokratit Lulzim Basha po qarkullon në rrjetet sociale, ku me zë dhe figurë shihet Basha në takim me studentët, teksa i thotë atyre se “ka ide të vlefshme, si për shembull listat e hapura, që qytetarët të mos votojnë thjesht siglën e partisë, por edhe kandidatin që preferojnë”.

Deputeti socialist e ka shpërndarë në rrjetin e tij dhe ka ironizuar Bashën duke përmendur një shprehje të Jozefina Topallit e cila tha: Basha gënjen edhe kur e pyes sa është ora.

Postimi i Ballës

Jozefina ka gjithmonë të drejtë: Luli gënjen edhe kur e pyet sa është ora.

Pak kohë më parë thoshte se listat e hapura janë një ide e vlefshme.

Sot është kundër listave të hapura, kundër votës së qytetarëve jo vetëm për partinë, por edhe për kandidatin që preferon.