HomeAktualitetKryesore

Zgjati vetëm 40 minuta, Rudina Hajdari zbulon detajet për çfarë ranë dakort me PS në Këshillin Politik

Zgjati vetëm 40 minuta, Rudina Hajdari zbulon detajet për çfarë ranë dakort me PS në Këshillin Politik

Ka përfunduar pas 40 minutave mbledhja e Këshillit Politik ku pjesëmarrëse ishin të gjitha palët përveç opozitës jashtë parlamentare.

Deputetja Rudina Hajdari ka zbuluar për mediat disa detaje nga takimi ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Rama.

“Opozita parlamentare erdhi pas një konferencë të kryetarëve për të futur nesër në seancë marrëveshjen e 5 qershorit. Treguam dakordësi. Patëm debat pasi e kuptuam se e kemi të qartë se përse jemi në këtë tryezë.

dhe sot ky debat nuk ka mbaruar. Në këtë mënyrë opozita parlamentare duhet të luftojmë që hapja e listave të jetë 100%. Ta kenë në dorë partitë, por shqiptarët duan që kandidatët të vijnë në zona dhe të kenë ide e emra. E synojmë dhe do t’i shkojmë deri në fund.”-tha Hajdari.