HomeAktualitet

Deri dje hiqeshin si trima e shëtisnin pa maska në parlament, sot deputetët në “rrjesht për një” para virusit

Deri dje hiqeshin si trima e shëtisnin pa maska në parlament, sot deputetët në “rrjesht për një” para virusit

Sot u mbajt seanca e parafundit e Kuvendit të Shqipërisë për këtë sesion parlamentar.

Në Kuvend u vu re se një pjesë e deputetëve mungojnë në seancë, mes të cilëve janë edhe Ralf Gjoni, Enver Roshi dhe Eljo Hysko, të cilët rezultuan të infektuar me COVID-19.

Pasi deputetët rezultuan pozitiv, janë rritur masat e sigurisë në Kuvend nga frika e ndonjë infektimi të mundshëm.

Siç shihet edhe nga fotot e shkrepura nga LSA, deputetët janë të gjithë me maska vënë duke respektuar masat.