HomeAktualitetDebat

Tërheqja e Bujar Nishanit nga kandidatura për deputet, ironizon Mero Baze: Reflektime nga Komisioni i Jarit

Tërheqja e Bujar Nishanit nga kandidatura për deputet, ironizon Mero Baze: Reflektime nga Komisioni i Jarit

Botuesi i gazetës “TemA”, Mero Baze, ka ironizuar vendimin e ish presidentit Bujar Nishani për të mos kandiduar më si deputet.

Përmes një shënimi të shkurtër publikuar në rrjetet sociale, gazetari heq një paralele me një episod nga libri i Jarosllav Hashek, i titulluar “Ushtari i mirë Shvejk”.

Ndër të tjera ai shkruan:

“Tek Zhvejgu ka një episod interesant.

Kompania kishte ankesa për Komandantin dhe kërkoi një Komision të verfikonte ankesat.

Komisioni i dha të drejt Komandantit jo ushtarëve.

Të nesërmen komandanti rreshtoi kompaninë dhe e urdhëroi të bënte 10 xhiro duke përsëritur fjalinë: “Ne mendonin se Komisioni do na jepte të drejtë por Komisioni na dha të drejt një mut”. (Reflektime nga Komisioni i Jarit)”, nënvizon Mero Baze.

Kryesia e Partisë Demokratike emëroi sot 5 anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve, që është përgjegjës për shqyrtimin e kandidaturave për deputet të propozuara nga anëtarët, ku ndër të tjerë kishte përzgjedhur edhe Nishanin si ekspert me përvojë. (TemA)