HomeAktualitetDebat

FOTO LAJM/ Luksi i Bashës: Vilë tjetër për vete e kunatin, eksploron edhe plazhin e Hamallajt

FOTO LAJM/ Luksi i Bashës: Vilë tjetër për vete e kunatin, eksploron edhe plazhin e Hamallajt

Lulzim Basha vijon të jetë në qendër të vëmendjes për luksin e tepëruar që i ka krijuar vetes.

Edhe pse gjatë gjithë kohës flet për të pamundurit apo të pastrehët, ai vijon të shtojë godinat e tij të pushimit.

Së fundmi, gazeta “TemA” po publikon një fotografi edhe nga vila e tij në Hamallaj të cilën e përdor si shtëpi pushimi.

Ngjitur me të, është bërë përfitues i një vile tjetër edhe kunati i kryedemokratit Erion Isufi, i implikuar në një sërë skandalesh.

Ndërkohë, më herët lideri i opozitës ka rritur mirëqenien personale duke marrë vila edhe në disa zona të shtrenjta si ajo në “Long Hill” apo Gjirin e Lalzit.

Në këto hapësira, Basha është kujdesur që vendodhja e godinave të jene pranë vilave të presidentit Ilir Meta, ish-kryeministrit Sali Berisha dhe eksponentëve të rëndësishëm të politikës dhe biznesit.

Në tetor të vitit që lamë pas Basha u zhvendos nga apartamenti i tij në katin e 12, pranë kullave te “Qemal Stafa”, në kompleksin e vilave “Long Hill”, në periferi të Tiranës ku u justifikua se u largua pasi banesa e tij ishte dëmtuar nga tërmeti.

Edhe pse po mbushet një vit nga lëkundjet e para sizmike, Basha ende nuk është kthyer në apartament ashtu siç u justifikua publikisht. (TemA)