HomeAktualitetKryesore

Ilir Meta si padrino

Ilir Meta si padrino

President apo padrino i t.rafikantëve të d.rogës? Cili është roli i vërtetë i Ilir Metës në politikën shqiptare?

Përtej çdo a.kuze politike, k.orrupsioni apo zullumi të tij dhe hijenave që mban nga pas Ilir Meta është hapur miku i t.rafikantëve të d.rogës, që “rastësisht” janë hetuar dhe a.kuzohen edhe nga SHBA.

I pari është Klement Balili. Aktualisht në proces gjyqësor duke pritur vendimin e d.ënimit. Balili njihet si mik i ngushtë i Ilir Metës. Ai u bë gjithashtu edhe zyrtar i lartë i LSI, duke u emëruar edhe drejtor rajonal i shërbimit të transportit rrugor në vitin 2016.

I dyti, jo më pak i rëndësishmi është Ylli Ndroqi. I njohur në publik si pronar mediash dhe biznesmen, në fakt është një personazh me gjeneralitete të ndryshuara.

Ai sipas SPAK është t.rafikanti i d.rogës Xhemail Pasmaçiu a.rrestuar në Turqi dhe Itali.

Dhe referuar raportimeve dhe një dosje hetimore të bërë në Turqi, identiteti i vërtetë i mbajtur në momentin e lindjes së Ylli Ndroqit, pra Xhemail Pasmaçiu, ishte një person i a.rrestuar për t.rafik d.roge në Turqi.

Pas hetimeve të SPAK, Gjykata e Posaçme Kundër K.orrupsionit dhe K.rimit të Organizuar urdhëroi s.ekuestrimin e 26 pasurive të Ylli Ndroqi, të cilat dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti k.riminal. Gjithashtu, SPAK në një njoftim zyrtar bën të ditur se Ylli Ndroqi është i njëjti person me Xhemail Pasmaçiun, i a.rrestuar më parë në Turqi, për t.rafik d.roge.

Ilir Meta është presidenti i vetëm në europën perëndimore, që përveç a.kuzave politike duhet të hetohet për lidhjet e tij të forta me t.rafikantë d.roge të cilëve ju ka dhënë edhe mbështetje publike. Balilin e bëri drejtor, Ndroqin e dekoronte dhe emëronte këshilltar të ministrave të tij.

Ky i fundit shfaqet edhe në dosje e p.ërgjime të tjera k.orrupsioni të presidentit.

Ilir Meta, rolin e presidentit në fakt e luan edhe si një padrino i t.rafikantëve të d.rogës, të cilët e kanë si mburojë politike.

Njëri prej tyre në të paktën një rast i ka shpëtuar a.rrestimit pikërisht sepse ka qenë pjesë e delegacioneve zyrtare të Ilir Metës.(CNA.al)