HomeAktualitetKryesore

“Arrestimi i Ilir Metës”/ Intriganti nga Gramshi fut në sherr dynjanë për t’i shpëtuar burgut… Lu takohet me presidentin

“Arrestimi i Ilir Metës”/ Intriganti nga Gramshi fut në sherr dynjanë për t’i shpëtuar burgut… Lu takohet me presidentin

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Lu po zhvillon një takim me Presidentin e Republikës Ilir Meta. Takimi vjen një ditë pas publikimit të dokumenteve nga ish-kryeprokurori Adriatik Llalla dhe deklaratave të tij se ambasadori Lu i kishte kërkuar të arrestonte Metën.

Takimi mes ambasadorit Lu dhe Metës zhvillohet në Presidencë. Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla
ka deklaruar se ambasadori Donald Lu i kërkoi arrestimin e një politikani të rëndësishëm për korrupsion.

Emrin e politikanit (Ilir Meta) që iu kërkua të arrestohej nga Ambasada Amerikane, ish Prokurori i Përgjithshëm e ka treguar në Kongresin Amerikan, kur iu kërkua informacion në lidhje me ndikimin e Soros-it në Shqipëri.

Letra e Adriatik Llallës është publikuar në Maj të vitit 2017 në faqen e internetit të Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në letrën për Nënkomisionin e Kongresit Amerikan për Europën dhe Azinë, i drejtuar nga kongresmeni Dana Rohrabacher, Llalla tregon edhe një herë takimin me Donald Lu në Maj të vitit 2015, duke saktësuar se ambasadori ka kërkuar arrestimin e Ilir Metës.