HomeAktualitetDebat

VIDEO/ Ky është momenti kur Monika Kryemadhi urdhëron Kejdi Mehmetajn për të sulmuar Ramën

VIDEO/ Ky është momenti kur Monika Kryemadhi urdhëron Kejdi Mehmetajn për të sulmuar Ramën

Është publikuar në media momenti kur deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kejdi Mehmetaj përpiqet të lagë me ujë kryeministrin Edi Rama, ndërkohë që deputetët e opozitës kishin bllokuar foltoren e Kuvendit.

Nga video shihet qartë se urdhri i ka mbërritur Mehmetajt pikërisht nga kryetarja e saj, Monika Kryemadhi.

Kryemadhi shihet teksa i flet në vesh deputetes së saj dhe kjo e fundit pa e menduar dy herë niset drejt kryeministrit Rama dhe i hedh ujë, por pa i lëshuar shishen.