HomeAktualitetKryesore

“Shqipëria e bukur”, Rama: Investimi i ri do e kthejë Nivicën në një destinacion të turizmit elitar

“Shqipëria e bukur”, Rama: Investimi i ri do e kthejë Nivicën në një destinacion të turizmit elitar

Fshati Nivicë, në Tepelenë, u promovua sot nga kryeministri Edi Rama në rubrikën e tij “Shqipëria e bukur”. Rama shkruan se në Nivicë ka nisur edhe investimi i parë i huaj në turizëm, “Campnivica”, projekt i një grupi investitorësh suedezë, që synon ta kthejë Nivicën në një destinacion të turizmit elitar.

POSTIMI I EDI RAMËS.

#BeautifulAlbania ??

#Nivica

*Në mrekullinë e pllajës malore të Nivicës, ku kemi ndërhyrë me programin e Rilindjes Urbane e ku po marrin jetë agrobujtinat e para, ka nisur edhe investimi i parë i huaj në turizëm, “Campnivica”, projekt i një grupi investitorësh suedezë, që synon ta kthejë Nivicën në një destinacion të turizmit elitar, përmes një rezorti të cilësisë së parë 100% ekologjik.