HomeBota

“Ferri zbret në Tokë”! Situata i del jashtë kontrollit këtij shteti, zjarre dhe temperatura rekord: Shikoni nga imazhet çfarë po ndodh!

“Ferri zbret në Tokë”! Situata i del jashtë kontrollit këtij shteti, zjarre dhe temperatura rekord: Shikoni nga imazhet çfarë po ndodh!

Nga njëra anë i nxehti rekord nga ana tjetër zjarret e shumta kanë përfshirë Kaliforninë që këto ditë ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

“Po vendosim në aksion të gjitha burimet e mundshme për të garantuar siguri për komunitetet në zonat e zjarrit në këto kushte ekstreme klimatike”, u shpreh guvernatori Gavin Newsom.

Mijëra zjarrfikës janë angazhuar në shuarjen dhe mbajtjen nën kontroll të vatrave të zjarrit, ndërsa pamjet e publikuara nga CNN shfaqin skena ferri në tokë.

“Ferri zbret në Tokë”, situata i del jashtë

Aktualisht flakët po shkrumbojnë deri në 20 kilometra katrorë brenda një dite. Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të rrezikuar që të marrin shumë seriozisht këtë emergjencë.

“Ferri zbret në Tokë”, situata i del jashtë

Ndërkohë, të dielën e kaluar, Kalifornia regjistroi temperaturë jashtë normales teksa termometri shënoi 54.4 gradë celsius në vendin e quajtur “Lugina e Vdekjes”.