HomeAktualitetBota

Kritiku më i madh i Putinit në gjendje kritike për jetën pas helmimit në aeroport, mjekët rus nuk lejojnë të transferohet në një spital në Gjermani

Kritiku më i madh i Putinit në gjendje kritike për jetën pas helmimit në aeroport, mjekët rus nuk lejojnë të transferohet në një spital në Gjermani

Mjekët rus nuk po lejojnë që lideri i opozitës, Alexei Navalhy, të transferohet nga Siberia në një spital në Gjermani për tu kururar, pas helmimit që i ndodhi.

Stafi mjekësor tha që Navalhy nuk është në gjendje aq të mirë sa të zhvendoset, por një zëdhënëse e këtij të fundit e quajti këtë “ një kërcënim të drejtpërdrejtë për jetën e tij”.

Aktivistët në Gjermani kanë dërguar një aeroplan për ta sjellë në Berlin për një trajtim më cilësor dhe se do të ishte “vdekjeprurëse” që ai të mbetej në spitalin e Siberisë.

Një zëdhënës i Putin-it tha të enjten se Kremlini do të ndihmojë në lëvizjen e z. Navalny jashtë vendit nëse është e nevojshme, dhe i uroi atij një “shërim të shpejtë”.

Gjithashtu edhe gruaja e tij e ka të pamundur ta vizitojë.

Gruaja e Aleksei Navalny, Julia shkoi nga Moska në Omsk, por Yarmish tha që zyrtarët e spitalit e penguan atë ta shihte atë me arsyetimin se i mungon “miratimi i pacientit”, raporton Reuters.

Yarmysh shtoi se spitali e refuzoi kërkesën për paraqitjen e dokumentacionit të nevojshëm që Navalny të transferohej në një prej spitaleve evropiane, raporton AP.

Alexei Navalhy u sëmur gjatë një fluturimi të enjten dhe ekipi shoqërues dyshon se diçka ishte futur në çajin e tij në një kafene në aeroport.