osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

LSI pas skandalit me gjyqin 44 milionë euro për kompnainë greke të rrugës Tiranë – Elbasan

LSI pas skandalit me gjyqin 44 milionë euro për kompnainë greke të rrugës Tiranë – Elbasan

Ditën e djeshme mediat kanë raportuar për një tjetër vendim të gjykatës në Arbitrazh kundër qeverisë shqiptare, ku firma “Aktor” e cila ishte kontraktuesja për ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan, ka fituar 44 milionë euro nga qeveria shqiptare dhe siç ndodh shpesh, mediat shqiptare përfshihen në një tufë gënjeshtrash duke thënë se kjo ka ndodhur për shkak të dëbimit të këtij subjekti dhe kontraktimit i një subjekti tjetër.

Si qendron e vërteta

Në fakt përtej akuzave politike të servirura në media apo gënjeshtrat se ishin kontraktuar subjekte afër personazheve politike, e vërteta është krejt ndryshe. Mesa duket pas të gjithë këtij skandali qendrojnë në hije edhe ministrat e Infrastukturës, gjatë kohës së ardhjes së Rilindjes në pushtet nga viti 2013 deri ne vitin e 2017 ku ministrinë e Infrastukturës e drejtonin dy ministra të LSI, Edmon Haxhinasto dhe Sokol Dervishi.

Investimi i rrugës Tiranë-Elbasan pati mjaft probleme për shkak se qeveria shqiptare, ministria, Drejtoria e Përgjithshem e Rrugëve e cila u quajt ARRSH filloi të krijonte probleme kompanisë “Aktor” kjo e fundit një kompanie madhe greke me studio ligjore, raportonte për çdo shkresë dhe krijonte përgjegjësi ligjore për gjithçka ndodhte brenda dhe jashtë kontratës, megjithëse kishte përfituar jo pak dhe firma “Aktor” duket se këto para i ka përfituar nga abuzimi që kanë bërë me detyrën drejtuesit e institucioneve dhe ministrat e LSI.

Gjithçka fillon gjatë kohës kur ministria e Transporteve drejtohej nga Edmond Haxhinasto. Është ky i fundit përgjegjësi kryesor, ish drejtoresha Majlinda Gjonaj, ish drejtori i arrestuar i rrugëve Dashamir Gjika, më pas ish ministri i Transporteve Sokol Dervishaj dhe ish drejtori i projektit të rrugës Tiranë-Elbasan gjatë kohës që drejtohej nga Dervishaj, Alban Aliko.

Fakti është një dhe i pakundërshtueshëm! LSI i futi një faturë 44 milionë euroshe shqiptarëve me papërgjegjshmërinë e saj dhe njerëzve të saj në menaxhminin e projektit të rrugës Tiranë-Elbasan, por jo vetëm kaq, priamida fillon nga ministritë dhe përfundon tek drejtorët. Por janë edhe 85 milionë dollarë të tjera si shtesa në projekt nga “paaftësia” e bandës të LSI në pushtet me Rilindjen.

Sipas të dhënave zyrtare rezulton se rruga Tiranë-Elbasan, jo vetëm është ndryshuar projekti i saj sipas propozimeve të firmës “Aktor”, por edhe përfitimeve që kjo e fundit ka marrë nga ndryshimi i projekteve të propozuara dhe të bëra nëpër këshilla teknik të ndryshëm. Pra, ndryshimi i tyre ndodhte ik një këshill e hajde një tjetër, sipas lëvizjeve të ministrave dhe drejtorëve, kujtojmë këtu drejtorin e rrugëve të arrestuar, Dashamir Gjika, një përgjegjës kryesor i këtij investimi, por edhe dy drejtorëve të projektit që i përmendëm më lart, Majlinda Gjonaj dhe Alban Aliko.

Janë me mbi 30 milionë dollarë gjendje nga kontigjenca pas firmosjes së kontratës. 55 milionë dollarë të tjera këto, nga ndryshimet e projektit sipas propozimeve të firmës, të gjitha këto marrë nga firma Aktor e cila në fakt duhet ti kthente shtetit shqiptar miliona dollarë dhe jo të fitonte në gjyqe arbitrazhi.

Por nuk ndodh kështu ku hyn LSI dhe banda e saj hyn qameti.

Papërgjegjëgjshmëria e ministrave Edmond Haxhinasto dhe Sokol Dervishaj ka sjellë që firma “Aktor” të ndryshojë shpesh projektin, të përfitojë miliona e miliona euro. Nga ana tjetër, ka gjetur hapësirat ligjore për shkak të vonesave dhe keq menaxhim të projektit, që kanë ndodhur gjatë investimit, të padisë Shqipërinë dhe shteti shqiptar është mjaft i dobët në këto përballje, tërësisht joprofesional, ka mundur që subjekti të fitojë 44 milionë euro.

Kjo është e vërteta e asaj që ka ndodhur. Sipas të dhënave firma “Aktor” nuk ka ikur ende nga Shqipëria. Pra, nuk ka një kontartë të prishur me këtë kompani dhe aktualisht ajo ndodhet në Shqipëri duke kryer ende punime në rrugën Tiranë-Elbasan tek pika e rrëshkitjes në Ibë ku ndodhi një shkarje e madhe me nje kosot 30-40 milionë euro.

Kjo e ardhur si shkak për shka të ndryshimit të projektit të propozuar nga vetë firma “Aktor”, pra ka qenë kjo vetë kjo kompani e cila ka propozuar ndryshimin e projektit inxhinierik, nuk ka zbatuat projektin fillestar por, ka shkuar tek një projekt i ri i cili shkaktoi rreth 40 milionë euro dëm në shkarjen e ndodhur në Ibë e cila ende nuk është përfunduar dhe aktori ndodhet në Tiranë duke kryer punime.

Dje mediat thanë se 44 milionë euro ishin marrë për shkak se ishte kontraktuar nga ARRSH një subjekt tjetër për përfundimin e saj e të tjera gënjeshtra si këto. Në fakt e vërteta është krejt ndryshe, subjekti ka fituar një gjyq për shkak të vonesave në pagesat e TVSh, për shkak të vonesave në miratimin e shesheve të ndërtimit dhe detaje të tjera të cilat subjekti “Aktor” ka mundur t’i kapë dhe t’i përdorë ligjërisht nëpëmrjet dy studiove të mëdha ligjore.

Ish- ministrat përgjegjës, njerëzit që kanë shkaktuar gjithë këtë dëm, janë Edmond Haxhinasto, Sokol Dervishaj, Alban Aliko dhe Majlinda Gjonaj ish drejtorë të projektit Tiranë Elbasan dhe ish drejtori i përgjithshëm i Rrugëve, Dashamir Gjika. Këta janë pesë personat përgjegjës për menaxhimin e asaj rruge.

Këto janë të dhënat dhe faktet në lidhje me 44 milionë eurot e humbura nga qeveria shqiptare në një gjyq me kompaninë “Aktor” e cila ishte përgjegjëse për ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan./CNA.al