HomeAktualitetDebat

Kryeministri Rama jep lajmin e madh, zbulon për herë të parë sesa do të rriten pagat e mjekëve dhe infermierëve

Kryeministri Rama jep lajmin e madh, zbulon për herë të parë sesa do të rriten pagat e mjekëve dhe infermierëve

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm të mirë për mjekët dhe infermierët teksa ishte në një vizitë në maternitetin e ri të Beratit.

Rama ka zbuluar për herë të parë sesa përqind do të rriten pagat e mjekëve dhe infermierëve.Kryeministri tha në sy të personelit shëndetësor se paga për mjekët dhe infermierët do të rritet me 40%, një shifër kjo mjaft e konsiderueshme.

“Janë projekte shumë cilësore. Qershia mbi tortë është ndërhyrja që do bëjmë për pagat e personelit shëndetësor. Do jetë rritje e konsiderueshme.

Nuk e kemi ende shifrën finale por besoj se do arrijmë në 40%. Do kemi rritje 40%”, tha Rama, deklaratë kjo që u shoqërua me duartrokotje nga të pranishmit.Më herët kryeministri ka premtuar se rritja do të planifikohet në buxhetin e vitit 2021.