HomeAktualitetDebat

Adi Krasta sulmon Yuri Kim: Nuk është popullore në Shqipëri, pozon me të pasurit e nuk flet për mua. Shqiptarët s’e duan

Adi Krasta sulmon Yuri Kim: Nuk është popullore në Shqipëri, pozon me të pasurit e nuk flet për mua. Shqiptarët s’e duan

Adi Krasta ka marrë një intervistë ditën e djeshme ish-ambasadorin amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu.

Gjatë intervistës, ai ka sulmuar dy pasardhësit e saj, Donald Lu dhe Yuri Kim.

Për këtë të fundit thotë se pushon me të pasurit dhe flet vetëm për “mediat e Ramës”.

“Mbas largimit të Arvizu, Lu dhe Kim nuk janë njerëzit më popullorë në vend, mjafton të shihni kundërshtimet e forta që i bëhen ambasadores në faqen e FB.

Ka një zhgënjim të madh. Yuri Kim ka dhënë tre intervista për median pranë qeverisë.

Pozon me njerëzit e pasur. Është e lumtur me ato që bën qeveria. A i ka thënë ambasadores se si të sillet?”, tha Krasta.

“Unë e njoh ambasadoren Kim shumë mirë. E njoh që nga viti 1996. E njoh edhe Donald Lu. Por Yuri është mikja ime personale. Jam akoma në kontakt me të.

Nuk dua ta bezdis, por e inkurajoj shumë. Ajo është inteligjente dhe person me integritet. Ajo është shumë aktive. Duhet t’ia thoni vetë asaj,” tha Arvizu.(TemA)