osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Braktisën punën dhe dolën në protestë, Rama injoron bluzat e bardha pasi i kërkoi takim

Braktisën punën dhe dolën në protestë, Rama injoron bluzat e bardha pasi i kërkoi takim

Mbyllet protesta e bluzave të bardha në QSUT! Sipas burimeve mësohet se katër prej mjekëve që ishin në takim në kryeministri ishin Gentian Stroni, Fatos Olldashi, Altin Kuqo dhe Arjan Mezini.

Mësohet gjithashtu se në takim ishin të pranishëm edhe Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe drejtori i QSUT, Enkel Joti.

Ashtu siç kanë paralajmëruar bluzat e bardha kanë braktisur punën dhe kanë qëndruar në ambientet e jashtme të Urgjencës në QSUT në shenjë proteste për realizimin e kërkesave të tyre.

Ndërsa një përfaqësues i sindikatës së bluzave të bardha, Ibrahim Ruka kirurg në QSUT, është shprehur se mjekët kishin lënë takim me kryeministrin Edi Rama dhe Ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, por nuk janë pritur nga asnjëri.

Ai tha se bluzat e bardha janë pritur në takim nga këshilltarë të kryeministrit, gjë e cila sipas tyre është një mashtrim.

Kujtojmë se mjekët kanë bërë thirrje për protestë, ndërkohë që policia e refuzoi kërkesën e tyre për shkak të ndalimit të grumbullimeve prej pandemisë.

Ata kanë paraqitur katër kërkesa, një prej të cilave, ajo e rritjes së konsiderueshme të pagës ka marrë prej ditësh premtimin e Kryeministrit Rama, i cili ka deklaruar se do të ketë 40% rritje të pagës për mjekët dhe infermierët.

Kërkesat e mjekëve

Të shpallen dëshmorë të kombit të gjithë ata pjesëtarë të personelit shëndetësor të cilët humbin jetën në këtë luftë me këtë armik të padukshëm.

Të bëhet sigurimi i jetës së personelit shëndetësor, me qëllim që familjet e tyre të mund të vazhdojnë jetën dhe pas fatkeqësive të mundshme në këtë luftë.

Rritje e vlerësueshme e trajtimit financiar të personelit shëndetësor.

Personelit shëndetësor të çdo niveli t’i sigurohen të gjitha kushtet në punë për parandalimin e infeksionit sipas të gjithave standarteve kombëtare dhe ndërkombëtare.

Ata paralajmërojnë vijimin e protestave nëse katër kërkesat e tyre nuk plotësohen.