HomeAktualitetDebat

Vakancat në GJK, Varhelyi i vë kusht politikës: Mirëpres hapjen e procedurave! Procesi të përfundojë para Konferencës së Parë Ndërqeveritare

Vakancat në GJK, Varhelyi i vë kusht politikës: Mirëpres hapjen e procedurave! Procesi të përfundojë para Konferencës së Parë Ndërqeveritare

Komisioneri për Zgjerim Oliver Varhelyi, ka mirëpritur hapjen e garës për plotësimin e vakancave për Gjykatën Kushtetuese, nga ana e Kuvendit dhe Presidentit.

Përmes një reagimi ai shkruan se është thelbësore që të gjitha autoritetet ta mbështesin këtë proces pa vonesë, duke shtuar se kjo është një kërkesë kryesore e Këshillit Europian.

Më tej ai shton se ky proces duhet të ketë përfunduar para Konferencës së Parë Ndërqeveritare.

“Mirëpres hapjen e procedurave të aplikimit për 2 vakancat për në Gjykatën Kushtetuese. Është thelbësore që të gjitha autoritetet ta mbështesin këtë proces pa vonesë.

Kjo është një kërkesë kryesore e Këshillit Europian. Të ketë përfundime para Konferencës së Parë Ndërqeveritare. BE vazhdon të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj të pranimit”, ka shkruar komisioneri në Twitter.