HomeAktualitetKronike

Zhurma të shtënash, ulërima, dhe panik! Ekzekutohet nga RENEA 71-vjeçari në Elbasan

Zhurma të shtënash, ulërima, dhe panik! Ekzekutohet nga RENEA 71-vjeçari në Elbasan

Ekzekutohet nga RENEA 71-vjeçari Lefter Zhidru pas terrorit që shkaktoi në Elbasan, duke qëlluar mbi policinë që shkoi ta arrestonte, e duke lënë më pas të plagosur dy persona.

Ndërhyrja ndodhi rreth orës 17:50. Fillimisht u dëgjua një shpërthim e më pas të shtëna. Policia ka përdorur edhe gaz lotsjellës, siç raporton gazetarja Dorjana Bezat.

I moshuari rezistoi për pesë orë dhe iu përgjigj me të shtëna RENEA-s deri në momentin e fundit, çka çoi në fundin e tij tragjik.

Fillimisht i është shpërthyer dera e banesës së moshuarit Zhidru. Ai ka rezistuar, i është përgjigjur me armë. Në vendngjarje u dëgjuan disa herë të shtëna derisa u ekzekutua.

Gjatë këtyre orëve, RENEA ka negociuar dhe ka apeluar që Zhidru të vetëdorëzohet, por pa sukses.

Kujtojmë që konfliktin Zhidru e pati me bashkëshorten, e cila i shpëtoi fatmirësisht plumbave. Por me të ardhur policia i moshuari nisi rezistencën me armë. Bashkëshortja dhe vajza e çiftit u nxorën më herët nga banesa.

Teksa kundërshtonte shoqërimin nga policia, ai qëlloi me armë dhe la të plagosur dy kalimtarët Abdenauer Kundraxhiu dhe Ledjo Saraci.