HomeAktualitetKryesore

“Ka edhe një ditë kohë”, Ambasada Amerikane bën njoftimin e rëndësishëm

“Ka edhe një ditë kohë”, Ambasada Amerikane bën njoftimin e rëndësishëm

Ambasada amerikane në Tiranë ka bërë me dije se aplikimet për hetuesit specialë të BKH-së janë të hapura edhe për një ditë.

Në njoftimin e ambasadës thuhet se çdokush që përmbush kriteret e kërkuara mund të aplikojë.

Postimi i Ambasadës

Aplikimet për hetuesit specialë të BKH-së janë të hapura edhe për një ditë. ÇDOKUSH që përmbush kriteret e kërkuara mund të aplikojë për këtë mundësi shumë të mirë për t`u bërë pjesë e një ekipi që do të punojë nën drejtimin e Prokurorëve të SPAK për të hetuar shkeljet penale në fushën e korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe për të garantuar një strukturë të pavarur nga çdo ndikim i paligjshëm, i brendshëm apo i jashtëm.

Nxitoni, kjo është mundësia juaj! Aplikimet duhen dorëzuar deri nesër, 29 shtator. Shihni kriteret e kërkuara dhe çdo gjë që duhet të dini përpara se të aplikoni duke klikuar këtu: https://bit.ly/342pGTS