HomeAktualitetKryesore

Gjermania “fundosi” zv. drejtorin e OFL-së Artan Shkëmbi, dekonspiroi informacionin për një grup trafiku k.okaine

Gjermania “fundosi” zv. drejtorin e OFL-së Artan Shkëmbi, dekonspiroi informacionin për një grup trafiku k.okaine

Ditën e djeshme u bë me dije se zëvendës/drejtori i Operacionit Forca e Ligjit, Artan Shkëmbi u pezullua nga detyra. Të tjera detaje të reja janë zbardhur ditën e sotme në lidhje me Shkëmbin.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se hetimet për Shkëmbin kanë nisur 6 muaj më parë, pas një informacioni top-secret, të ardhur nga Gjermania.

Sipas Lalës, autoritetet gjerman kishin kërkuar informacion për një grup trafiku k.okaine, por kërkesa e tyre ishte dekonspiruar. Po ashtu mësohet se të dhënat iu ishin dërguar përmes një platforme.

Vendimi për pezullimin e tij u mor dje nga gjykata e Posacme Kundër Korrupsionit dhe K.rimit të Organizuar dhe u pasua nga një urdhër i kryepolicit Ardi Veliu.

Artan Shkëmbi, ka mbajtur disa detyra të rëndësishme në policinë e shtetit, ndërsa kandidoi edhe për të marrë drejtimin e Byrosë Kombëtare të hetimit, por nuk arriti të kualifikohet në fazën e testit të poligrafit.

Në shkurt 2020, ai kaloi me sukses testin e vettingut, pavarësisht probleme që u relatuan nga trupa gjykuese në shtyllën e pasurive dhe figurës morale.