HomeBlog

Avokati Romeo Kara del me paralajmërimin e fortë për Metën dhe Berishën: “Na janë çatrafiluar të dy, e kaluara nuk i’u ndahet”!

Avokati Romeo Kara del me paralajmërimin e fortë për Metën dhe Berishën: “Na janë çatrafiluar të dy, e kaluara nuk i’u ndahet”!

Avokati Romeo Kara ka dalë mëngjesin e sotëm me një paralajmërim të fortë për Presidentin Ilir Meta dhe ish-Presidentin Sali Berisha.

Nisur nga kërcënimet e ditëve të fundit të Metës për politikën shqiptare, por edhe nga deklaratat e bujshme të Berishës për vrasjen e Azem Hajdarit dhe serialin e vrasjeve në Tropojë, juristi Romeo Kara shkruan se e kaluara nuk po iu ndahet dhe iu premton të ardhmen që meritojnë.

“Na janë çatrafiluar të dy, presidenti dhe ish-presidenti. E kaluara nuk ju ndahet, duke iu premtuar të ardhmen që meritojnë”, shkruan juristi Romeo Kara.