HomeAktualitetDebat

Edi Rama mori “goditjen vdekjeprurëse” nga opozita! Ish anëtari i Këshillit Kombëtar tallet keq me Bashën pas miratimit të Kodit Zgjedhor

Edi Rama mori “goditjen vdekjeprurëse” nga opozita! Ish anëtari i Këshillit Kombëtar tallet keq me Bashën pas miratimit të Kodit Zgjedhor

Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri ka ironizuar kreun e PD, Lulzim Basha dhe “republikasit” e tij, pas miratimit në Kuvend të Kodit Zgjedhor.

“Edi Rama mori “goditjen vdekjeprurese” te rradhes nga opozita! Tani s’ka as lista te hapura e as koalicione parazgjedhore!

Se po tha Luli qe nuk ka Kod Zgjedhor pa koalicione dhe lista te hapura, eshte e sigurte qe do hiqeshin te dyja!
Tani Republiksa te Rinj, turruni tek komisioni Luli-Ruli te kapni ndonje vend nga fundi listes qe te shani Lulin me liber shpie kur te coje listen e servileve ne KQZ!

Dhe pasi te humbi zgjedhjet, mos harroni te bertisni “fitore”! Nja dy xhiro rreth kryeministrise, tre-kater dopio gaz lotsjelles dhe rreshtohuni tek shkallet e selise se PD te kendoni hymnin kombetar!”, shkruan me nota ironie Edvin Kulluri.