HomeAktualitetDebat

Nikoll Lesi: “Socialistja e njohur Briseida Shehaj, kalon numri dy i LSI në Tiranë! Priten vërshime të bujshme nga PS drejt LSI”

Nikoll Lesi: “Socialistja e njohur Briseida Shehaj, kalon numri dy i LSI në Tiranë! Priten vërshime të bujshme nga PS drejt LSI”

“Lëvizja Socialiste për Integrim do të organizojë më datën 21 nëntor Konventën Kombëtare. Në takimin e zhvilluar sot me strukturat e LSI, kryetarja e partisë Monika Kryemadhi u shpreh në konventë kandidatët do të votohen sipas parimit “një anëtar një votë”, një model që LSI e ka aplikuar e para në Shqipëri, që në vitin 2013.

Në takimin e strukturave të LSI u bë e ditur se nënkryetare e LSI në Tiranë është komanduar, Briseida Shehaj.

Ish-drejtorja e Tatimeve dhe socialistja e njohur është bërë pjesë e LSI-së prej pak kohësh.

Pritet që gjatë ditëve në vijim të ketë emra të tjerë të njohur nga PS që do t’i bashkohen LSI”.

Kështu shkruan gazeta “Koha Jonë” e LSI.

Në PS tani po dridhen pas këtij largimi.