HomeAktualitetDebat

Klevis Balliu, rekord votash kundër në Pogradec: Anëtarësia kërkon largimin e tij nga PD

Klevis Balliu, rekord votash kundër në Pogradec: Anëtarësia kërkon largimin e tij nga PD

Klevis Balliu me Ervin Salianjin, dy njerezit kryesore te PD-se se Lulzim Bashes. Klevis Balliu ka marrë një numër rekord votash kundër, në PD-në e Pogradecit.

Nga 450 anëtarë të PD-së që kanë votuar për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë, Klevis Balliu ka marrë 310 vota kundër.

Anëtarësia e PD është shprehur kundër tij dhe nuk kërkon të përfaqësohet nga çuni i Fahri Balliut, duke e eleminuar kështu nga kandidatët për deputetë.

Ndërsa kandidati i dytë më pak i votuar, ka qenë ish-kryetari i Bashkisë së Pogradecit, Eduart Kapri.

Ai ka marrë 170 vota kundër, duke u eleminuar nga gara, njësoj si Klevis Balliu.

Nuk dihet nëse Lulzim Basha do ta ketë sërish kandidat Balliun, pasi anëtarësia e PD-së foli qartë.

Megjithatë, edhe nëse nuk e kandidon Basha, Fahriu mund t’ja gjejë një vend tek LSI-ja, duke parrë marrëdhëniet e tij me Ilir Metën.

Lista me emrat e kandidatëve që kualifikohen për të vazhduar garën:

1- Anila Hysenbegasi

2- Arjan Mançellari

3- Armant Zerka

4- Erald Kapri

5- Erlis Çela

6- Genti Çela

7- Oligert Muçllari

8- Selaudin Jakupllari

(TemA)