HomeAktualitetDebat

“Eh mër artist”, Rama publikon videon e Bashës që po bën xhiron e rrjetit

“Eh mër artist”, Rama publikon videon e Bashës që po bën xhiron e rrjetit

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar kreun e PD, Lulzim Basha me anë të një video në rrjetet sociale. Rama thotë se pyetje që kreu i Partisë Demokratike ka për popullin, nuk kuptohen as nga dera e Shqupit.

“Eh mër Artist, as tek dera e Shqupit nuk të kuptojnë sa të thella i ke pyetjet për popullin”, shkruan Rama.

Biseda në videon e publikuar nga Rama

Basha: Sa të shkojnë taksat vjetore

Qytetari: Nuk na vrasin taksat me thënë të drejtën, Mua taksa në shtet më është hequr, më është zeruar.

Ndërkohë në videon e plotë të shpërndarë nga zyra e shtypi të PD, qytetari deklaron se

“Kemi për shembull parkimin që e kemi të detyrueshëm, detyrimin e bashkisë, sigurimet shoqërore. Në total shkojnë 1 mln e gjysmë lekë”, shprehet qytetari.